Lajmet e fundit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj iu ka shkruar letër deputetëve ku ka kërkuar nga ata që të mos e votojnë Demarkacionin.
Kjo është letra e plotë e Lekajt:
Duke besuar në kredibilitetin tuaj, personal dhe profesional, të plotfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual, që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë, vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version, do të jetë dëshmi se sovrani i Kosovës jeni ju.
Ne besojmë në ju, andaj kundërshtimi juaj e vërteton besimin qytetarë që do ta keni rastin ta dëshmoni!