Lajmet e fundit

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, kanë ofruar testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka përcjell nga afër këtë lloj testimi i cili sot po ofrohet falas edhe në qendrën e kontrollit teknik “Reforma” në Shkabaj.
Lekaj ka apeluar për të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm, dhe të gjitha qendrat e kontrollit teknik të automjeteve të mos bëjnë lëshime gjatë kontrollit.
Sipas tij një lëshim gjatë kontrollit teknik të automjeteve ndikon në rritjen e aksidenteve.
Ministri Lekaj u shpreh i përkushtuar në ofrimin e sigurisë më të madhe në rrugë.
Drejtori i drejtorisë për preventivë në trafikun rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi duke i përmendur masat preventive që i kanë ndërmarrë për të rritur sigurinë në rrugë, tha se ka rënie të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar.
E shoferi, Bekim Aliu i cili e bëri falas testimin e frenimit të automjetit në Qendrën e kontrollit teknik “Refomra” u shpreh se këtë lloj testimi e bën shpesh me qëllim që të ketë siguri më të madhe gjatë ngasjes./KP