Lajmet e fundit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Kosovës, i cili ishte arrë si mase preventive për parandalimin e përhapjes se Sëmundjes Gungore te Lëkurës tek kafshët e llojit të Gjedhit.
"Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve".
"Pasi është bërë monitorimi i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje. Bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet", bën të ditur kjo agjenci", bën të ditur kjo agjenci.
Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve, transmeton Klan Kosova.