Lajmet e fundit

Dhoma e Përfaqësuesve në Australi, kanë ndryshuar rregullat kështu duke i’a lejuar të ushqejnë me gji ose me shishe qumësht fëmijët e tyre.
Sipas rregullave të vjetra, deputetët mund t’i ushqenin fëmijët e tyre në galeri publike ose në zyret e objektit të parlamentit.
Gjidhënia në parlament është një çështje e diskutueshmë në shumë vende, dhe ligjvënëset janë kritikuar që kanë marr fëmijët e tyre në seanca parlamentare.
Ligji i ri në Australi tani lejon që deputetët t’i marrin foshnjat dhe më nuk do të konsiderohen si “vizitorë”.
Ndryshimet janë miratuar pas një rekomandimi nga një komitet parlamentar.
“Nuk ka absolutisht asnjë arsye që rregullat të mbeten të pandryshuara që grave i’a vështirësojnë jetën në politikë dhe parlament”, u shpreh udhëheqësi, Christopher Pyne.
Dyzet nga 150 deputet në Dhomën e Përfaqësuesëve janë gra, dhe tre nga ato janë bërë nëna që nga marsi.