Lajmet e fundit

Duket se treshja e famshme Elvana Gjata, Capital T dhe 2PO2 kanë goditur në shenjë me bashkëpunimin e tyre, duke tërhequr vëmendjen e madhe publikut. Të gjithë fansat i kanë sytë tek “Lejla” pasi ata nuk kanë reshtur së votuari këtë projekt muzikor, duke e renditur për të tretën javë rresht në vendin e parë.
Gjithashtu edhe “A jena mire” e Ledri Vulës, nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga momenti që është bërë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Ndërsa sukses mund të quhet padiskutim edhe hyrja e Stanaj, i cili që në javën e parë, ka mundur të bëhet pjesë e treshes më të nxehtë të klasifikimit.
Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Stoli i trëndafilave” e Alban Skënderaj me 28 vende plus ndërsa si kënga që ka pësuar më shumë rënie është “Si ai” e Samantës.
Kjo javë ka ardhur me shumë projekte të reja muzikore ku 6 të tilla janë futur në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar menjëherë në vende tepër të rëndësishme të “The Top List”./TCH