Lajmet e fundit

Leighton Meester ka ndryshuar tërësisht dukjen e saj. Ajo është shndërruar në një bionde “platinium”.
Aktorja 31 vjeçare është parë duke u larguar nga salloni “Nexxus” në New York, kur edhe shfaqi dukjen e saj të re.
“As që ndihem rehat ta them se jam shndërruar tërësisht në bionde. Është ndryshim shumë i madh por e dashuroj” ka thënë Meester.
Ajo ka shtuar se pëlqen ndryshimet e mëdha dhe eksperimentet, dhe se kur kishte vendosur të ngjyrosë flokët ka dashur një ngjyrë tërësisht të ndryshme nga ajo që kishte më parë.

