Lajmet e fundit
“Të gjithë kosovarët që duan të investojnë në Malin e Zi, do t`u përshpejtohen procedurat dhe nuk do të ketë taksa”.

Ketë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka i cili ishte i ftuar në emisionin “FORUM” në televizionin Rrokum.
Ai ka treguar edhe për punën e tij si kryetar i komunës duke treguar për telashet e bllokimit të llogarisë së komunës që po i bëhen vazhdimisht nga qeveria malazeze.
Sipas tij, deri tani përkrahja e shtetit ka qenë deklarative, por sivjet, gjërat kanë marrë kahje tjetër.
Gjeka ka treguar pse u shpallën qytetarë nderi Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Ulqini duhet të bëhet pjesë e agjendës së Kosovës e Shqipërisë, por deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur.
Gjeka shprehet optimist se pas takimeve me krerët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ulqini do të ketë përkrahjen do të marrë ndihmën e të dyja qeverive.