Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në promovimin e legjislacionit kundër korrupsionit i cili u botua edhe në alfabetin BRAIL.
Në fjalën e tij para të pranishmëve Kuçi ka shprehur kënaqësinë e tij për rastin e dhënë për t’iu drejtuar auditoriumit dhe njëherit theksoi se respekton bashkëpunimin për vite të tëra me shoqatën e të verbërve, ku edhe Kushtetuta, Kodi Penale dhe Kodi i Procedurës Penale janë të shtypura në alfabet BRAIL si dhe angazhimet për Ligjin për këtë kategori i cili tanimë është në fuqi.
Ai njëherit premtoi se edhe Kodi Civil do të shtypet në alfabetin BRAIL.
Në fund, Ministri Kuçi në mënyrë simbolike ua shpërndau draftet e ligjeve Shoqatës së të Verbërve, transmeton Klan Kosova.