Lajmet e fundit
Asi portugez është rreziku kryesor për gjigantin bavarez, në përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që luhet në Allianz Arena

APOEL, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe Juventus e kanë parë Cristiano Ronaldo t'u shënojë gola në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo ka shënuar në dhjetë përballjet e fundit në këtë garë plot 15 herë dhe Bayern Munich e di mirë se çka e pret në përballjen e parë gjysmëfinale.
Gjiganti gjerman duhet të përgatis taktika për t'ia pamundësuar ish asit të Manchester United rrugën drejt golit, që këtë vit e ka gjetur lehtë.
Jerome Boateng do të jetë njeriu të cilit i besohet përkujdesja për asin portugez, teksa gjermanët shpresojnë që ai të mos reagojë si ndaj Lionel Messi të Barcelona vjet më parë.