Lajmet e fundit

Ai është reper dhe si i tillë edhe veshjet i ka urbane e shumë sportive.
Por Ledri Vula ka ndërruar stil.
Por kjo vetëm sa për një fotosesion ku po e bën rolin e modelit për të prezantuar koleksionin më të ri të dizajneres Yllka Brada, transmeton Klan Kosova.
Ai ka publikuar në instagramin e tij një fotografi i veshur me kostum ngjyrë të kaltër të mbylltë të kombinuar me këpucë ngjyrë kafe e një shall të kaltër të hapur.
Ndonëse mediat flasin për karrierën e tij, djaloshi nga Prishtina më shpesh bëhet pre e thashethemeve për lidhjet e tij me vajzat.
Altuna Sejdiu, Dafina Zeqiri, Angjela Martini ishin krah tij e bashkë mbushnin faqet e mediave rozë.
Por së fundmi është një vajzë nga Shqipëria ajo që ia ka rrëmbyer zemrën reperit. Adela Sollaku, vajza e ish-prokurorit të shtetit shqiptar Theodori Sollaku është e dashura e tij e re.
Lidhjen e ka konfirmuar edhe vetë Ledri, duke thënë se ajo i ka të gjitha që ai i ka dëshiruar në një vajzë.