Lajmet e fundit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj është shprehur shumë i vendosur se çështja e nuk është e rëndësishme, pasi në një skuadër të bashkuar çdo futbollist ndihet kapiten.
“Nuk ka kush do ta mbajë shiritin. Unë jam kapiten te Peskara por nuk ndihem i tillë para shokëve. Në fund të fundit në një skuadër të bashkuar,të gjithë ndihen kapitenë”, u shpreh ai në konferencën për mediat, shkruan Albeu.
Pas lamtumirës së Lorik Canës tek Kombëtarja është rikthyer çështja e kapitenit, ku emrat më të lakmuar janë: Ansi Agolli, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj dhe Mërgim Mavraj.