Lajmet e fundit

Rishikimi i gjykatësit për të drejtën e autorit të këngës Stairway to Heaven të grupit Led Zeoppelin, i ka hedhur poshtë përpjekjet e grupit për t’i mbledhur 800.000 dollarë për shpenzime.
Derisa grupi legjendar i muzikës rok u shpallën të pafajshëm për plagjiaturë të këngës Taurus të grupit Spirits në muajin qershor, gjykatësi R Gary Klausner tha se rasti ishte i pavlerë.
Ai deklaroi se nuk ka prova që pasuria e kitaristit të grupit Spirit, Randy Wolfe “ushqente motive të poshtra”.
Për këtë arsye, pasuria e tij nuk ishte e detyruar t’i paguajë tarifat ligjore të grupit.
Besimi në Wolfe, i cili më shumë njihej si Randy California, pretendoi se Jimmy Page dhe Robert Plant të grupit Led Zeppelin e vodhën pjesën hapëse të këngës Stairway të vitit 1971 nga Taurus, një instrumental i shkurtër i publikuar tre vite më herët.
Por juria vendosi se Taurus “nuk ishte thelbësisht e ngjashme” me atë të Stairway.
Page dhe Plant, së bashku me kompanitë e tyre bashkëpunuese Warner/Chappell, u përpoqën t’i mbledhin 793.000 dollarë pas vendimit, duke argumentuar që kompanitë e tyre të sigurimit nuk do t’i mbulojnë tarifat e shpenzimeve ligjore për shkak se kërkesa për të drejtën e autorit ishte aq e vjetër.
Avokatët e tyre argumentuan se rasti ishte një përpjekje për ta “shkundur” grupin.
Wolfe vdiq në vitin 1997. Megjithatë, avokati i pasurisë së tij premtoi se do të apelojë vendimin origjinal.
“Padia ishte objektivisht e arsyeshme, dhe jemi të sigurt se çdo apel do të jetë i suksesshëm”, tha Francis Malofiy për Rollin Stone, transmeton Klan Kosova.