Lajmet e fundit

Walter Chang ka vendosur që të heqë dorë nga puna dhe të udhëtojë rreth botës.
“Isha rraskapitur nga puna për të cilën nuk kam studiuar, vendosa se është koha për të udhëtuar për gati një vit kam fjetur në vende të miqve, kam punuar orë shtesë dhe shita shumë nga ajo që kisha në pronësi”
Ai bëri një udhëtim tre vjeçar rreth botës në 60 vende të ndryshme të botës por tregon se kjo mund të jetë edhe frustruese.
"Unë bëra autostop, kam qëndruar gjatë natës në shumë aeroporte, kam fjetur jashtë në parqe, më kanë grabitur në Kili, fotoaparati më është shkatërruar nga uji në Ugandë ndërsa gati kam vdekur kur makina ime u përmbys në shkretëtirat e Namibisë” tha ai, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, Chang ka treguar se të huajt që takonte në vende të ndryshme ishin gjithmonë të gatshëm ta ndihmonin atë duke e shoqëruar atë në vende të ndryshme të qytetit madje shpesh herë edhe duke i dhënë ushqim ose siguruar një vend për të fjetur.
“Udhëtimi na mban vigjilent në lidhje me dallimet tona dhe na bënë më mendjehapur dhe dua të frymëzojë të tjerët që të udhëtojnë” është porosia e Chang.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga udhëtimet e tij nëpër vende të ndryshme të botës.