Lajmet e fundit

Edhe sot ka njerëz që mbajnë shënime mbi atë që përjetojnë.
Një artist fletoret dhe shënimet e tij i ka shndërruar në art, transmeton Klan Kosova.
Ato janë të mbushura me ilustrime dhe shënime mahnitëse - janë vepra magjepsëse të artit, të bëra duke përdorur bojëra uji, stilografë, elemente të fotografisë, pulla postare, shkrime dhe vizatime.
Jose Naranja ishte një inxhinier i aeronautikës, por më vonë vendosi të merrej me art dhe udhëtime.
Pasioni i tij për artin u zhvillua në vitin 2005 - mund të jetë e vështirë e besueshme, por Jose kurrë nuk ka qenë në ndonjë shkollë artit, por aftësitë e tij janë të përsosura.
Ai tashmë ka mbushur rreth 12 fletore.






