Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar Marine Le Pen, kandidaten e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, në Moskë, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Putin ka thënë se takimi nuk ka të bëjë me dëshirën për ndikim në zgjedhjet e Francës.
Le Pen që ka përkrahje jo të vogël në Francë, për qëndrimet e saj ekstrem është kritikuar shumë nga liderët botëror.
“E di se në Francë tani ka kampanjë elektorale”, ka thënë Putin.
“Por, ne nuk duam të kemi influencë në këto zgjedhje në kurrfarë mënyre, por ne kemi të drejtë të flasim me kandidatë nga i tërë spektri politik”.
Le Pen jo rrallë ka treguar hapur simpatinë e saj për Rusinë. Ajo edhe e ka aprovuar aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Francezja gjithashtu ka thënë se Rusia e Franca duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar botën nga globalizimi dhe fundamentalizmi.