Lajmet e fundit

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen ka bërë thirrje për t`i dhënë fund arsimit falas për fëmijët e huaj.
Në një fjalim në Paris, kandidatja e Frontit Kombëtar në garën presidenciale të vitit 2017 ka thënë se ajo nuk ka asgjë kundër të huajve, transmeton Klan Kosova.
"Por unë iu them atyre: në qoftë se vini në vendin tonë mos prisni që të kujdesemi për ju si dhe atë që fëmijët tuaj do të edukohen pa pagesë," tha ajo.
Le Pen pritet të jetë një nga dy kandidatët për të arritur në raundin e dytë dhe përfundimtar të zgjedhjeve të majit, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.