Lajmet e fundit

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, përmes një konference për media kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me zhvillimin e proceseve mësimore në Prishtinë njëkohësisht edhe emërimin e stafit në këtë sektor.
Gjate konferencës është theksuar mungesa e arsimtareve në shkollën fillore “Dardania”, për shkak të pushimit të lehonisë e edhe arsyeve të tjera, ku gjithsej janë humbur 96 orë mësimore, njofton Klan Kosova.
Shefi i asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi, pati ankesa edhe në lidhje me emërimin e stafit nëpër shkollat në Prishtinë, përderisa adresoi akuza drejt Vetëvendosjes.
“Në shkollën në Hajvali është punësuar aktivistja e Vetëvendosjes në pozitën e Sekretares së shkollës. Të gjitha drejtoreshat e deritanishme në çerdhet në Prishtinë, janë eliminuar nga konkursi për faktin që nuk janë pjesë e VV-së” ka thënë Gashi.
Ndër të tjera është bërë e ditur që janë marrë edhe shumë kompetenca nga udhëheqësit e shkollave.