Lajmet e fundit

Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës e kanë pritur Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes e Ilir Dedës i Alternativës, njofton Klan Kosova.
Pas më shumë se një ore takimi, Hoti ka dalë të tregojë se të tre pas bisedimeve kanë rënë dakord në një pikë.
Ai ka thënë se këto takime ditore mes tri subjekteve do të bëhen për të krijuar një platformë të përbashkët qeverisëse, ashtu siç ka kërkuar Pacolli i cili në mesditë ka braktisur koalicionin me LDK-në.
Në bisedime, i autorizuari i VV, Dardan Sejdiu, i ka ftuar edhe tri parti tjera.
Sipas tij, partneriteti i ri, duhet të mbështetet në diçka tjetër e jo vetëm në votat në Kuvend.
Ndërkohë Ilir Deda i Alternativës, ka treguar se pozicioni i këtij subjekti politik nuk ka ndryshuar ende.
Kronikë nga Arbëresha Fazliu