Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se janë partia e parë në Kosovë, pasi sipas të dhënave të tyre ata janë të parët në 15 komuna.
Deputeti nga kjo parti politike, Lumir Abdixhiuku, këto janë komunat ku LDK ka fituar bindshëm.
“Jemi pa balotazh në Pejë, fitues në Istog, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Suharekë dhe në Fushë Kosovë. Poashtu jemi në garë në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren”.
Sipas Abdixhikut ky rezultat vetëm konfirmon rritjen dhe vendin që LDK e ka pasur si partia më e madhe në vend.
Kurse ish kryeministri, Isa Mustafa, ka falënderuar qytetarët për besimin që i kanë dhënë LDK-së.
“Sipas të gjitha informatave po dalim partia e parë me votë popullore, pra partia që do të ketë numrin më të madh të komunave në vend. Ne do t’i mbajnë 9 komunat që i kami pasur, do t;i fitojmë edhe komunat e tjera, do t’i kemi mbi 15 komuna”.
“Kam besim të madh që ne do të fitojmë në komunat që nuk i kemi pasur deri më tani në qeverisje”, ka thënë Mustafa.