Lajmet e fundit

Lutfi Haziri - nënkryetar i LDK-së[/caption]
Lutfi Haziri shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjilan, ndërsa ndërsa studimet në seksionin e Biloogjisë në fakultetin e SHMN në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve '90-ta, Haziri ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 1990, Lutfi Haziri ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë. Në mars të vitit 1990, Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997. Në vitin 1997, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.
Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.
Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetar i po të njëjtës Komunë, në të cilin funksion ai qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004.
Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit me votë plebishitare, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti.
Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan.
[caption id="attachment_1443654" align="alignnone" width="720"]
Anton Quni - nënkryetar i LDK-së[/caption]
Anton Quni (i lindur më 9 qershor 1967) në fshatin Fshaj të Gjakovës, është Ministër i Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK-së) në detyrë që nga 3 shkurti i vitit 2020, po ashtu dhe ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Anton Quni gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1998 e braktisi Zvicrën dhe u bashkua në rradhët e UÇK-së. Pas luftës, ai ka shërbyer në TMK dhe FSK. Më pas në Kabinetin e ish-Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, si përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Aktualisht ai është Kryetar i Partisë së LDK-së për Prizren.
Anton Quni është i martuar me një grua kroate dhe kanë katër fëmijë. Ka studiuar në Akademi Ushtarake dhe me notat më të larta është graduar si oficer i karrierës. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Antoni u largua nga Zvicra për t'i dalë zot atdheut. U bashkua në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) nën komandën e Ministrit të Luftës Kolonel Ahmet Krasniqit. Me njësinë e tij, ai zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, në Koshare. Quni sëbashku me Agim Ramadanin, Salih Çekun, Xhemajl Fetahun, dhe ushtarakë të tjerë mori pjesë në fitoren historike kundër Ushtrisë Jugosllave në Betejën e Koshares, që njihet si Beteja që e tmerroi armikun serb. Nga viti 2010, Quni ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.
[caption id="attachment_1443656" align="alignnone" width="640"]
Lumir Abdixhiku - anëtarë i kryesisë në LDK[/caption]
Lumir Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, Lumiri në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë; në fushën e Moralit fiskal. Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.
Abdixhiku gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj. Lumiri gjithashtu mbanë një kolumne të rregullt javore, në gazetën ditore më prominente në Kosovë, “Koha Ditore”.
[caption id="attachment_1443659" align="alignnone" width="648"]
Besian Mustafa - kryetar i degës së katërt në LDK[/caption]
Besian Mustafa, u lind më 14.08.1984 në Prishtinë. Shkollimin fillor e ka mbaruar në SH.F.M.U. “Dardania”, në Prishtinë, ndërkaq shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri’’ në Prishtinë dhe “Auburn High School” në ShBA.
Studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin La Roche në ShBA, në drejtimet financa dhe kontabilitet, ndërsa studimet Master në Universitetin e Qytetit në New York, ShBA.
Një profesionist me përvojë si menaxher, drejtor dhe anëtar i bordeve të organizatave private, publike dhe jofitimprurëse për më shumë se 10 vite.
klankosova.tv