Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se janë të papranueshme bllokadat për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë.
Më poshtë është shkrimi i plotë i Beqirit:
“Këto ditë është aktualizuar çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë. Është ndarë lokacioni për të,diku 5 vite më parë,është vënë edhe gurëthemeli për ndërtimin e saj”, ka shkruar Beqiri, në profilin e tij në Facebook.
“Janë absurde,të paqëndrueshme dhe të papranueshme obstruksionet,bllokadat dhe mosdhënia e lejes për ndërtimin e saj nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës”.
“Qytetarët e besimit mysliman meritojnë një xhami të tillë,është e drejtë elementare e tyre,e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë. Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit? Kjo punë është dashur të kryhet”.
“Mjaftë më,zhbllokojeni këtë ndërtim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.