Lajmet e fundit

Për LDK-në protestat janë të pazakonta.
Por tashmë ato nuk janë përjashtim.
Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se do të dalin edhe në rrugë, për siç ka theksuar për të kundërshtuar copëtimin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Hoti këtë e ka thënë pas 20 minutave që qëndrimit në sallën e Kuvendit të Kosovës të deputetëve të kësaj partie, ani pse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, më parë e kishte shpallur të mbyllur seancën e sotme.
Deputetët e LDK-së kanë pritur që sonte vonë në sallë t’ju bashkoheshin edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe të tjerët për të nisur seancën për të votuar rezolutën që kundërshton çdo prekje të territorit të vendit.