Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosoves ka bërë të mërkurën hapjen e fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Në tubimin që u mbajt në qytetin e Podujevës morri pjesë edhe kreu i partisë Isa Mustafa dhe figura tjera udhëheqëse të kësaj partie.
Kryetari i degës së LDK-së në Llap, tha se partia e tij më 14 shkurt do të kthejë bastionin e saj teksa kritikoi edhe liderin e Vetëvendosjes.
Në këtë pikë duarkryq nuk qëndroi as shefi i Veliut në parti, Isa Mustafa teksa lavdëroi kandidatin për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti.
Ky i fundit gjatë ditës qëndori në një kompani teknologjike ku premtoi mbështetje për sektorin e IT-së.