13.09.2022 · përditësuar para 1418 dite1 min lexim
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Huruglica pas ndarjes nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, doktor Visar Huruglica.
Haziri ka thënë se është i tronditur me lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, oftalmologut të njohur Visar Huruglica.
"Huruglica ka dhënë kontribut të pamatshëm për kohën sa punoi si profesionist i mjekësisë dhe vdekja e papritur është një humbje e madhe për Gjilanin e për Kosovën".
"E dashur familje Huruglica, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të më të dashurit tuaj e të mjekut tonë. Ngushëllime edhe kolegëve, shokëve e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ia lehtësoftë dhimbjen!".
Për t'u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/vdes-1specialisti-i-oftalmologjise-visar-huruglica/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.