26.10.2019 · përditësuar para 2472 dite1 min lexim
Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Jeton Nebiu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ua ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të të ndjerit.
Mustafa në emër të partisë ka thënë se i ndjeri ishte profesor i dashur për të gjithë, i kujdesshëm me përvojë të jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.
“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Jeton Nebiu, kryetar i nëndegës Ulpiana dhe anëtari i kryesisë së Degës së IV të LDK në Prishtinë, Profesor në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë dhe kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës”.
“Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për ju, LDK-në, qytetarët e Prishtinës dhe dashamirët e sportit në Kosovë”.
“Jetoni ishte profesor i dashur për të gjithë, i kujdesshëm me përvojë të jashtëzakonshme. Me dijen, guximin dhe durimin ishte shembull i shoqërisë tonë. Jetoni ishte veprimtar i cili dha kontribut të veçantë në edukimin e brezave të tërë”.
“Në emër të LDK-së, i shprehë ngushëllime të thella familjarëve të tij, kolektivit të shkollës dhe gjithë shoqërisë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.