Arban Abrashi, bashkë më grupin e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë në një konferencë për media ka thënë se komunës së Prishtinës nga paaftësia menaxheriale i kanë humbur 22 milionë euro për investime.
“Planifikimi për buxhetin i dobët, sipas raportit të shtatorit komuna e Prishtinës nuk ka shpenzuar 22 milion euro. Po flasim për rrugë të pa ndërtuara ku kryetari nuk ka qenë në gjendje të shpenzoj buxhetin publik”, tha ai, përcjell KosovaPress.
Sipas Abrashit, tjetër dështim është i Shpend Ahmetit janë dhe shërbimet shëndetësore, ndërtimet pa leje dhe numri i madh i drejtorive komunale.





