Lajmet e fundit

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka mbajtur para pak çastesh, një takim me dyer të mbyllura, në të cilën mbledhje janë diskutuar çështjet rreth seancës konstituive të 3 gushtit.
Ndërkaq pas prononcimit të Veliut se ata nuk do e votojnë PAN-in as për kryeparlamentarin e as për formimin e Qeverisë, tutje ai ka folur edhe për bashkëpunimin e mundshëm të LDK-së me Vetëvendosjen lidhur me formimin e institucioneve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa i pyetur nga Klan Kosova, Agim Veliu nga LDK, tha se ''ata qe kanë fituar zgjedhjet pra PDK me Vetëvendosjen, qysh e rrëzuan Qeverinë le ta ndërtojnë të renë, ndërsa LDK do të qëndrojë në Opozitë''.