Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë 23 vjetor shënoi ditëlindjen e saj 31 vjeçare.
Krerët e këtij subjekti, si rëndom, bënë homazhe tek varri i njeriut që udhëhoqi me të për 17 vite.
Veç tek ish Presidenti Ibrahim Rugova, pjestarë të LDK nga Qeveria në detyrë në emër të shënimit të 31 vjetorit të veprimtarisë politike morën pjesë në ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”, të hapur në Muzeun e Shtëpisë së Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.
Në kuadër të kësaj ngjarje, u shfaqën të dhëna faktike mbi veprimtarinë e partive politike të viteve 90-ta dhe organizimet të kohës.
Por, LDK, në këtë përvjetor, nuk mori urime nga partitë tjera, siq ndodhi vitin e kaluar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.