Lajmet e fundit

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se "loja politike e kryetarit të Komunës dhe manipulimi politik i tij ndaj këshilltarëve të VV në Prishtinë është e dëmshme për qytetarët e Prishtnës".
LDK në një njoftim për media thekson se me direktivën e tij dhe të zyrave politike të VV, sot nuk mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës dhe gjithashtu tërhoqi ekzekutivin e përgjysmuar të tij dhe 10 anëtarët nga VV.
“Kryetari i Prishtinës, i cili tash e 9 muaj nuk doli para anëtarëve të Kuvendit të kryeqytetit, edhe sot pa fije të ndërgjegjes politike dhe të besimit që ka marrë nga qytetarët, nuk e pa të arsyeshme që para anëtarëve ta arsyetojë planin e tij buxhetor dhe të hapë debat të mirëfilltë lidhur me buxhetin për vitin 2016" thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.
Grupi i LDK-së vlerëson se të gjitha vendimet e aprovuara me shumicë votash në Kuvendin e Prishtinës do të jenë valide, pavarësisht grupeve politike brenda Kuvendit që i sjellin ato vendime, transmeton Klan Kosova.