Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës është larguar nga takimi i liderëve që është organizuar nga organizata Balkan Research Policy Group, për të diskutuar rreth dialogut Prishtinë-Beograd.
Përfaqësuesi i LDK-së në këtë tryezë, Lutfi Haziri, ka dalë nga takimi dhe ka thënë se për këtë parti nuk është përfaqësimi i duhur në këto tryeza, dhe se diskutimet e tilla duhet të mbahen në kuvend.
Takimi po vazhdon me përfaqësuesit e PDK-së, PSD-së dhe Nisma-s. PDK-ja pritej të përfaqësohej nga Kadri Veseli mirëpo në takim aktualisht nga kjo parti është Enver Hoxhaj.
Lëvizja Vetëvendosje që nga fillimi nuk ishte futur në këtë takim, duke thënë se këto tryeza diskutimesh janë shpeshtuar dhe se kjo e ditës së sotme ngjason me formatet e zyrës së presidencës.
Tema kryesore që do të diskutohet në këtë takim është në lidhje me formimin e një ekipi të unitetit për dialog me Serbinë.