Lajmet e fundit
Isa Mustafa: Në këtë Konventë, po ashtu, do të propozohen disa ndryshime dhe plotësime të Statutit të LDK-së që ndërlidhen me organizimin e degëve jashtë vendit dhe me moshën e Forumit Rinor të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë Konventën e Dytë të saj, Kuvendin Punues, për orientimin programor për katër vitet e ardhshme, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë Konventë, po ashtu, do të propozohen disa ndryshime dhe plotësime të Statutit të LDK-së që ndërlidhen me organizimin e degëve jashtë vendit dhe me moshën e Forumit Rinor të LDK-së”.
“Kurse, delegatëve të Kuvendit, do tu prezantohet raporti i punës së LDK-së për katër vitet e kaluara dhe raporti financiar si dhe do të informohen lidhur me punën e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Në fazën përgatitore të kësaj Konvente, do të zhvillohet debat me anëtarësinë dhe organet e LDK-së në terren, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë do të japin kontributin e tyre në këto procese”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Klan Kosova.