Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që në dialog me Serbinë të ketë parime të panegociueshme.
Përmes një konference për media anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqia, tha se Qeveria duhet të ketë kujdes se për çfarë do të negociojë në Bruksel.
Ish- konsullja e Kosovës në Washington fton institucionet e Kosovës që ta kundërshtojnë dokumentin e njohur tashmë si “non-paper”, në të cilin sipas saj thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen për formimin e të ashtuquajturit Distrikt Autonom i Kosovës Veriore.
Sahatqija gjithashtu kërkoi nga shefi i ekzekutivit transparencë për çdo gjë detaj që do të dialogohet me Serbinë.