Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezentuar sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 6 teorit.
Në një fotografi të publikuar në Facebook nga ana e kandidates për kryeministre nga ky subjekt politik, Vjosa Osmani bëhet e ditur se "Beso" do të jetë slogani i LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, kjo parti njofton se slogani përmbledh programin saj i cili përbëhet nga pesë shtylla.
"Ky program do të shpaloset dhe publikohet në ditët në vijim nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë në të gjithë Kosovën" bëhet e ditur në një njoftim për media të LDK-së.