Lajmet e fundit

Ministra, udhëheqës komunash, deputet, anëtarë e simpatizantë të LDK-së, e nisën ditën me homazhe pranë varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Kjo u bë për nder të 27 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, me ç’rast u tha që LDK-ja është forca që pavarësisht zhvillimeve të shumta, asnjëherë nuk u ndal.
Pas homazheve ditëlindja e kësaj partie u shënua me balet dhe muzikë.
Në këtë ceremoni, kryetari Mustafa, tha se 27 vjet më parë gratë e burrat më të mirë të Kosovës u bashkuan për t’i dhënë fund errësirës.
Në shënimin e 27 vjetorit të kësaj partie, u shpreh mirënjohje e madhe për njërin nga themeluesit dhe ish liderin shumë vjeçar të LDK-së, presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij që u flijuan për Kosovë.
Kronikë nga Artiana Matoshi