21.12.2018 · përditësuar para 2781 dite1 min lexim
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se kjo parti ka refuzuar ftesën e Kryeparlamentarit, Kadri Veselit, i cili u ka bërë thirrje të gjitha partive që të ulen dhe të bisedojnë për dialogun me Serbinë.
Hoti ka thënë se ftesa e Veselit është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën, njofton Klan Kosova.
"Si rezultat i mungesës së legjitimitetit, sot Kuvendi i Kosovës mblidhet për të votuar pikat e diskutuara në 11 seanca plenare, duke filluar nga seanca e datës 13 shtator 2018".
"Praktikisht, asnjë seancë e rregullt në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës nuk është mbyllur në mënyrë të rregullt. Kjo pra është mungesa e legjitimitetit".
Kujtojmë se Kryeparlamentari Veseli i ka ftuar të gjithë krerët institucionalë si dhe përfaqësuesit e opozitës për të biseduar në mënyrë që të gjendet një konsensus i brendshëm rreth dialogut me Serbinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.