Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia që ai udhëheqë është pro reformës zgjedhore, porse ka shtuar që kjo duhet të bëhet me konsensus mes partive politike, njofton Klan Kosova.
Mustafa, duke folur në takimin e thirrur nga Presidenti, Hashim Thaçi, tha se sistemi më i mirë është sistemi më i thjeshte dhe që reflekton votën e popullit.
Kryeministri ka thënë se LDK-ja do të ketë propozimet e veta për çështje, si pragu zgjedhor, balotazhi, zgjedhja e Presidentit dhe çështjet të tjera.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.