Lajmet e fundit

Qëkur ka nisur fushata zgjedhore, tre ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka një mysafir që po e quan të veçantë.
Kështu, Joseph Daul, edhe të premten ishte i pranishëm në takimin e koalicionit të prirë nga kjo parti.
Daul është kryetar i Partive Popullore të Evropës, ku LDK është anëtare.
Ndonëse është bërë gati një sallë më e madhe, bashkëbisedimi me politikanin francez, u zhvillua në një hapësirë më të vogël.
Të gjithë këta, mysafiri i ftoi të marrin pjesë me të madhe në zgjedhjet e 11 qershorit.
Për më shumë, ndiqni kronikën e Besnik Tahirit.