Lajmet e fundit

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe pran varrit të veprimtarit Xhavit Ahmeti.
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se vdekja tragjike e profesor Ahmetit ka qenë një humbje e madhe për të gjithë.
Ai shtoi se Ahmeti ishte ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe se ka lënë gjurmë në jetën politike, institucionale si dhe në arsim.
Më parë gjatë ditën veprimtarin Xhavit Ahmeti e kujtoi edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
“Kuadro si Dr. Xhavit Ahmeti janë personalitete të pazëvendësueshme për kombin, andaj gjurmëve të tij, duhet vazhduar gjeneratat e reja me plotë dije dhe përkushtim. Sot, pas 23 viteve kujtojmë me pietet dhe krenari, kolosin dhe pishtarin e dijës, Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun që dha gjithcka nga vetja e tij, madje edhe vdekja e gjeti në misionin e tij jetësor, arsimimin dhe edukimin e kombit shqiptar” ka shkruar Mustafa.