23.02.2018 · përditësuar para 3082 dite1 min lexim
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën që ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Ne po presim që tash të fillojë seanca për të marrë një vendim të rëndësishëm për lëvizjen e lirë. Ftojmë partitë që të reflektojnë karshi interesit të vendit”, ka thënë Hoti.
“LDK-ja është unike që ta mbështesë plotësisht këtë marrëveshje. E kemi përkrahur edhe deklaratën e përbashkët të presidentëve. Ne presim që partitë të paraqiten në Kuvend dhe ta përmbyllin këtë çështje që është zvarrë për tre vjet”.
Hoti ka deklaruar se “kjo marrëveshje duhet të kalojë me votat e shumicës shqiptare”.
“Po ta reflektonin të gjitha partitë, siç ka reflektuar LDK-ja kjo do të duhej të kalonte pa pasur nevojë për votat e Listës Serbe”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.