Lajmet e fundit

LDK-ja sot ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar lidhur me emrin e mandatarit për kryeministër.
Këtë mbledhje e kishte konfirmuar gjatë së mërkurës kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas takimit konsultativ që presidenti Hashim Thaçi e kishte me të gjithë liderët e partive politike.
I pari i LDK-së ka deklaruar se kjo parti është e gatshme që të udhëheqë me qeverinë e re, njofton Klan Kosova.
“Si LDK jemi shprehur se jemi të gatshëm që ta marrim këtë përgjegjësi, jo që jemi të etur për pushtet, apo se na pëlqen ta marrim përgjegjësinë tash, por jemi parti që duam t’i shërbejmë vendit dhe demokratizimit të vendit”.
Mustafa ka deklaruar po ashtu se ka komunikuar me AAK-në, Nisman dhe disa parti tjera për t’u marrë vesh për formimin e Qeverisë.
“Sot kemi komunikuar me AAK-në, Nismën dhe përfaqësuesit e partive joshumicë në parlament dhe kemi marrë vullnetin dhe përkushtimin e tyre. Jemi të bindur se me këto subjekte kapërcehet ajo që kërkon Kuvendi dhe Qeveria".