05.12.2015 · përditësuar para 3892 dite1 min lexim
Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emër të të gjithë anëtarësisë së partisë dhe strukturave të LDK-së, i ka dhënë përkrahje të plotë kryetarit të saj dhe kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Kjo mbështetje për Mustafën ka ardhur pasi LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është “vlerësuar puna e suksesshme në drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe lidershipin e dëshmuar, që u vlerësua edhe nga sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry”, thuhet në komunikatë.
Mustafa, po ashtu e ka njoftuar Kryesinë e LDK-së për gjendjen aktuale dhe proceset e ardhshme të cilat e presin Kosovën.
Në mbledhje, gjithashtu, u bisedua për aktivitetet nëpër degë, reformën e administratës, procesin zgjedhor në Forum Rinor dhe planifikimet për organizimin e përvjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.