Lajmet e fundit

Deputeti në largim nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka deklaruar që nuk ka ndonjë mundësi të ketë koalicion me LDK-në, kjo ngaqë nuk kanë besim në këtë parti që do të çojë përpara projektin për të vendosur PDK-në në opozitë.
Tutje ai ka thënë që LDK-ja fillimisht duhet të marrë përgjegjësi për, siç i quajti ai, dështimet gjatë qeverisjes së saj, e pastaj do të mund të kërkonte koalicion nga Vetëvendosje.
“Modeli i qeverisjes së LDK-së ka qenë një model i dështuar. Filloi me tradhtinë që ia bëri Isa Mustafa një koalicioni që kishe për qëllim ta çonte PDK-në në opozitë dhe të bënte reforma të nevojshme në drejtësi. LDK-ja u dorëzua për shkak të ambicieve të Isa Mustafës. LDK-ja nuk mund të amnistohet, të fillojmë nga zeroja, tash vetëm po ta ndryshojnë Isa Mustafën e të vendosin kopjen e tij që është Avdullah Hoti” ka thënë Glauk Konjufca në një intervistë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Konjufca ka shtuar që një skenar i vitit 2014, ku LDK-ja iu bashkua PDK-së është i mundshëm .
“LDK-ja prapë do të shkoj tek PDK-ja, tash sërish do ta dëgjoni LDK-në duke e kritikuar SHIK-un dhe PDK-në, por kur të vije momenti me u nda postet e t’i ofrohet pushteti LDK-së, ajo është më e rëndësishme. Çfarëdo ndryshimi në Kosovë që e ka për qëllim ta çojë PDK-në në opozitë duhet me qenë projekt i Vetëvendosjes. Me LDK-në e kemi provuar por e ka bo Thaçin president e Veselin kryeparlamentar” ka thënë Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.