Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
Kështu ka thënë zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi, njofton Klan Kosova.
“Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më”.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t'u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje. Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.