Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e vet duke thënë se ata iu druhen porosive dhe mundësive që votat nga diaspora në Istog të jenë të porositura, njofton Klan Kosova.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, tha në një konferencë për media tha se nuk ka rezon që në Prishtinë si komunë shumëfish më e madhe të jenë afër 100 vota me postë ndërsa në Istog të jenë afër 1000.
“Ne i druhemi porosive dhe mundësisë që këto vota të jenë të paketuara siç dinë të bëjnë disa subjekte”, tha Beqiri.
“Është absurde dhe nuk është vullnet i qytetarit të Istogut me ardhë votat me postë nga ata që nuk jetojnë në Istog që 100 vjet, ose edhe ndoshta nuk ekzistojnë fare”, tha mes tjerash Beqiri.
Beqiri tha se nuk i druhen rezultatit por mundësisë së falsifikimit ose kryerjes së këtyre votimeve me porosi nga qarqe dhe grupe të caktuara.