Lajmet e fundit

A ka dhënë LDK-ja sinjale për një bashkëpunim të mundshëm paszgjedhor me Vetëvendosjen?
Analisti Shkodran Rexhaj tha në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova, se ky skenar mund të ndodh, pasi rivaliteti mes dy partive është dukshëm më i vogël.
“Historikisht, një koalicion mes partisë së parë dhe të dytës ndodh rrallë, përveç në raste të krizave të jashtëzakonshme, sepse është i vështirë për t’u argumentuar. Por rivaliteti mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është dukshëm më i vogël, dhe nuk pritet të rritet nëse në mes qëndron një parti si PDK-ja”, u shpreh Rexhaj, transmeton Klankosova.tv.