Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se temat e rëndësishme nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës, andaj rezultatet, sipas tyre, për zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.
Kjo parti madje ka ftuar partitë tjera politike që të mblidhen sa më shpejtë që ta caktojnë datën e zgjedhjeve.
“Kryesia e Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen që mbajti sot, vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe, në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë. Temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës. Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme”.
“LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm”.
“LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme”.
“Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje".