Lajmet e fundit

Pas takimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, ku u bë e ditur se u diskutua për opsionet për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.
Pas këtij takimi, përmes një komunikate për media u bë e ditur se çka u diskutua në takimin e kryesisë së LDK-së, njofton Klan Kosova.
“Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një Grup Punues për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog”.
“Po ashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një Grup Punues i cili do të punojë rreth platformës zgjedhore”.
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë ka ripërsëritur se mbetet e përkushtuar që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.