Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se partia e tij është e gatshme ta marrë pushtetin në Shtime, njofton Klan Kosova.
“LDK-ja është shpresa reale e qytetarëve për shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe qeverisje të mirë në të gjitha nivelet”, këto komente Mustafa i ka bërë në themelimin e 27 vjetorit të LDK-së në Shtime.
“Duke parë potencialet dhe entuziazmin qytetarë, është mese e qartë se LDK është e gatshme ta marr përgjegjësinë në Komunën e Shtimes dhe në komunat tjera të Kosovës”.
