Lajmet e fundit

Kryesia e Degës së Lidhjes Demoratike të Kosovës në Zvicër dhe përfaqësuesit e nëndegëve në një mbledhje të përbahkët, janë shprehur të shqetësuar për degradimin e Demokracisë në Kosovë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave ata kanë deklaruar se nuk po pajtohen me idetë e Kryesisë së Lidhjes Demokratike në Kosovë si brenda partisë e po ashtu edhe me ato që përbëjnë interes kombëtar.
"Në këtë mbledhje edhe njëherë u vu në spikamë dhe u shpreh mospajtim me sjelljen teknokrate, selektive dhe antidemokreatike që po e bënë Kryesia e LDK-së në Kosovë, qoftë në raport me zhvillimet e brendshme partiake, apo edhe me ato të interesit kombëtar e shtetëror, ku degradimi i vlerës është bërë standard themelor e që manipulohet nga një grup i cili e ka kapur LDK-në, duke e bërë këtë parti levë për t'iu shërbyer politikave antikombëtare, tagrin e së cilës po e paguajnë dhe do ta paguajnë edhe më shtrenjt qytetarët e Kosovës“.
Nga kjo mbedhje e cila është udhëhequr mnga kryetari i LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani, i është kërkuar Kryetarit të kësaj partie në Kosovë, Isa Mustafës që të ndërmarrë reforma thelbësore brenda partisë dhe se nuk duhet të merret anjë vendim pa u duskutuar paraparkisht me degën e diasporës.
"Nga kjo mbledhje i bëhet thirrje krytarit të LDK-së Isa Mustafa, Kryesisë së LDK-së, Këshillit Qendror të LDK-së dhe Kuvendit të LDK-së që parasegjithash të merren me reformat dhe demokracinë e brendshme në LDK, por asgjë nuk duhet të vendoset për diasporën pa u konsultuar me Degët e LDK-së në diasporë, sepse metodologjia e zhbërjes së Kuvendeve dhe Degëve i ka rrënjet në sistemin e kalbur komunist. Isa Mustafa nuk duhet që edhe në këtë kohë të shërbehet me metodat dhe platformat e dikurshme deskriminuese të atij sistemi, nuk duhet të zbatojë politikë selektive e diskriminuese mbi degët e LDK-së në diasporë sepse, pa miratimin e kuvendeve të degëve në diasporë, çdo vendim i marrë është abuziv, arbitrar dhe do të jetë i papranueshëm dhe jo valid“, thuhet në njoftimin e LDK-së në diasporë.