Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, e ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës – me të cilën në qendër kanë koalicion bashkëqeverisës – si një parti që vazhdimisht shpifë dhe tenton manipulimin e qytetarëve të Gjilanit, njofton Klan Kosova.
“Kjo parti opozitare (opozitë në Gjilan) e ka tepruar me deklarata nën maska dhe i ftojmë për heqjen e maskave”, thuhet në reagimin e LDK-së së Gjilanit.
“Qytetarët e Gjilanit e dinë edhe e mbajnë në mend mirë aferën ‘Pronto’ kur Zenun Pajaziti tenton ta punësoj vëllanë e vet”.
“Dega e LDK-së në Gjilan fton kryetarin e degës së PDK-së, Zenun Pajaziti, që t’i lidhë zagarët e tij dhe të dalë me deklarata në emër të tij”.
“Fshehja pas disa anonimusve, të cilët nuk e kanë kaluar Llabjanin me autoritet, e ka bërë Zenunin palaço. E ka bërë për gjynah”, përfundon komunikata.
Reagimi i LDK-së vjen pas akuzave nga të PDK-së për kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, se po punëson jashtëligjshëm.